ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Deri në 50,000 infermierë mund të largohen nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të planeve të imigracionit, sugjeron një studim 3 hours ago
Andy Burnham i bën thirrje Partisë Laburiste të rishikojë planet për ta bërë më të vështirë për azilkërkuesit të vendosen përgjithmonë – politika e Mbretërisë së Bashkuar drejtpërdrejt 3 hours ago
Sot, Kosova dhe Shqipëria zbulojnë kundërshtarët e tyre në ‘play-off’ për Kupën e Botës, gjysmëfinalet dhe finalet hidhen menjëherë 4 hours ago
Caktimi i datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, Haradinaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga Osmani 4 hours ago
OBSH: Shqipëria pa progres në Inteligjencën artificiale për shëndetin 4 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Drafti për Asociasionin, Rama: S’jam konsultuar me Kurtin, jemi në një linjë me SHBA, BE, Francën dhe Gjermaninë për Kosovën

albnews by albnews
11 June, 2023
in Kosova, Shqiperia
0
Drafti për Asociasionin, Rama: S’jam konsultuar me Kurtin, jemi në një linjë me SHBA, BE, Francën dhe Gjermaninë për Kosovën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Drafti për Asociasionin në Kosovë, i paraqitur nga kryeministri Edi Rama, në Bruksel, si dhe në 2 qendrat kryesore të politikës evropiane, Paris dhe Berlin, ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm të politikës kosovare, por edhe të mediave.

Gjatë një interviste me gazetën “Nacional”  të Kosovës, kreu i qeverisë shqiptare ka sqaruar se për draftin në fjalë nuk është konsultuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe se nuk ka komunikuar me të edhe pas dërgimit të draftit në Berlin dhe Paris.

RelatedPosts

Presidentja Osmani shpërndau Kuvendin e Kosovës, publikohet dekreti

Dështimi për votimin e Qeverisës së re, degradim i skajshëm politik?

Caktimi i datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, Haradinaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga Osmani

Përgjatë intervistës, Rama ka publikuar edhe arsyet se pse paraprakisht nuk është konsultuar me Kosovën për këtë çështje. Sipas tij, “shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë janë vëllezër, por kanë shtete të ndryshme”.

“Jo. Unë dua të jem shumë fer dhe në raport me partnerët. Kjo nuk është një konspiracion i shqiptarëve që ne po e bëjmë bashkë dhe pastaj unë do e çoj. Ky është një kontributi i Shqipërisë si shtet tjetër. Ne jemi vëllezër, por kemi dy shtete të ndryshme. Shqipëria ka shtetin e vet, Kosova ka shtetit e vet”, ka thënë Rama.

Kryeministri shqiptar ka nënvizuar se shteti shqiptar është në një linjë me SHBA-në dhe BE-në për situatën e fundit në veri.

“Shqipëria në këtë rast, është tërësisht në një linjë me SHBA-të dhe BE-në, me Francën dhe Gjermaninë, me qëndrimin e asaj që po bëjnë autoritet e Kosovës. Shqipëria kontributin e saj saj nuk mund ta jap në këtë proces, përveçse duke qenë shumë etike në raport me aleatët dhe pozicionin e vet. Nuk mundet dot që ne të bëjmë një rol “të hedhim gurin dhe te fshehim dorën”. Në sensin që t`i konsultojmë këto gjera përpara dhe pastaj të bëjmë sikur nuk kemi konsultuar”, është shprehur Rama.

Ai ka mohuar mundësinë që në Kosovë të ketë luftë, pasi, sipas tij, “Serbia nuk mund të bëj luftë me SHBA-të”.

“Kjo është gjëja e fundit që unë imagjinoj. Ka një fjalë që thotë kurrë mos thuaj kurrë, por unë dua të them kurrë. Për faktin se kush do luftojë në Kosovë? Do luftojë Serbia me Amerikën? Kosova është Amerikë. Sa për dijeni të atyre që kanë harru, Kosova nuk është ende tërësisht sovrane për sa kohë ka një ushtri të tërë të huaj në territorin e vet, dhe për sa kohë nuk është e njohur ndërkombetarisht nga të gjithë. Kështu që, çfarë do të bëj Serbia? Do të sulmojë Amerikën?”, është shprehur Rama.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Deri në 50,000 infermierë mund të largohen nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të planeve të imigracionit, sugjeron një studim

Deri në 50,000 infermierë mund të largohen nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të planeve të imigracionit, sugjeron një studim

20 November, 2025
Andy Burnham i bën thirrje Partisë Laburiste të rishikojë planet për ta bërë më të vështirë për azilkërkuesit të vendosen përgjithmonë – politika e Mbretërisë së Bashkuar drejtpërdrejt

Andy Burnham i bën thirrje Partisë Laburiste të rishikojë planet për ta bërë më të vështirë për azilkërkuesit të vendosen përgjithmonë – politika e Mbretërisë së Bashkuar drejtpërdrejt

20 November, 2025
Sot, Kosova dhe Shqipëria zbulojnë kundërshtarët e tyre në ‘play-off’ për Kupën e Botës, gjysmëfinalet dhe finalet hidhen menjëherë

Sot, Kosova dhe Shqipëria zbulojnë kundërshtarët e tyre në ‘play-off’ për Kupën e Botës, gjysmëfinalet dhe finalet hidhen menjëherë

20 November, 2025
Caktimi i datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, Haradinaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga Osmani

Caktimi i datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, Haradinaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga Osmani

20 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result