Catherine Walker ishte një nga stilistet e preferuara të Princeshës së ndjerë, Diana. Ajo i stiloi Dianës shumë nga veshjet e saj më ikonike, pasi kishte punuar së pari me të tre muaj pas martesës me Princin Charles në 1981.
Madje, princesha u varros me një fustan të zi të dizajnuar nga Walker, të cilin e kishte blerë disa javë para aksidentit që i mori jetën.
Walker vdiq në vitin 2010, dhe bashkëshorti i saj Said Cyrus tani drejton biznesin si projektues kryesor. Ndaj më poshtë në do të tregojnë dramat intriguese që fshehin 8 veshje, të cilat Walker ka stiluar për Dianën.
Nëntor 1992 – fundi i përrallës
Martesa e saj me Charles kishte përfunduar, por Diana u urdhërua nga Mbretëresha të bënte një përpjekje të fundit mbinjerëzore për hir të Familjes Mbretërore dhe të kryente një turne zyrtar në Korenë e Jugut.
Ishte një sipërmarrje e vështirë për të. Në një banket shtetëror ku janë fotografuar së bashku, hendeku midis çiftit mbretëror ishte shumë i dukshëm, pasi ata mezi flisnin me njëri-tjetrin.
Martesa ‘përrallore’ kishte marrë fund. Tani i gjithë fokusi i saj ishte te djemtë e saj, William dhe Harry. Ngjyrat e ftohta të këtij fustani ngjyrë jargavani – i veshur më parë për një vizitë shtetërore në Emiratet e Bashkuara Arabe në 1989 – pasqyronin atmosferën e akullt.
Nëntor 1994 – gruaja e padrejtë
Disa javë pas rrëfimit shpërthyes të Charles për tradhtinë bashkëshortore me Camilla Parker Bowles, Diana po shfaqej si gruaja e padrejtë në një martesë të kthyer në ferr.
Ajo nisi një sërë takimesh të profilit të lartë jashtë shtetit, duke filluar me një pritje në Pallatin e Versajës në Francë.
Me këtë fustan të gjatë të zi mëndafshi, veshja e saj e parë ‘seksi’, stilisti i modës së lartë Pierre Cardin u emocionua duke thënë: “Kjo është shtëpia e Mbretit Diell të Francës. Tani kemi Princeshën e Diellit të Versajës”.
Qershor 1995 – rikthimi në skenë i ‘fustanit të hakmarrjes’
Diana dukej mahnitëse në Galerinë Serpentine në Londrën Perëndimore.
Një vit më parë, ajo e kishte shfrytëzuar me efekt të madh vizitën e saj në galeri në natën kur Charles doli në televizion për të pranuar se ai kishte qenë i pabesë gjatë martesës së tyre.
Sërish beqare dhe duke e shijuar jetën e saj, Diana kishte krijuar një miqësi të ngushtë me kapitenin e kombëtares angleze të regbisë, Will Carling.
Madje, gruaja e Carling, Julia, akuzoi Princeshën se ndikoi në prishjen e mëvonshme të martesës së tyre. Për Dianën, ky nuk ishte më shumë se një diversion.
Pasi, asokohe ajo kishte takuar burrin për të cilin thuhej se ishte dashuria e fundit e vërtetë e jetës së saj, Dr. Hasnat Khan.
Tetor 1996 – ruajtja e qetësisë mes video-skandalit
Detyra e kësaj dite ishte dorëzimi i një fondi ndihme prej 1.5 milionë paund në qendrën e bamirësisë së London Lighthouse në Notting Hill, Londra Perëndimore.
Por në mendjen e Dianës dhe të gjithë të tjerëve ishte publikimi i një kasete të filmuar në mënyrë të fshehtë, e cila dyshohet se tregonte Princeshën duke u afruar me ish të dashurin e saj, James Hewitt, në Highgrove.
Video ishte i rremë dhe Princesha, gjithmonë një interpretuese e përkryer, ia doli të ruante qetësinë.
Mars 1997 – e freskët nga misioni i saj novator
Me një frizurë të re më të butë, Diana dukej e zbukuruar dhe e përulur me një kostum rozë pastel që të kujton ato të veshura nga Jackie Kennedy në vitet gjashtëdhjetë, me çantë dhe taka stiletto, teksa mbërriti në hotelin Savoy të Londrës për një ceremoni të ndarjes së çmimeve.
Misioni i saj novator në Angola disa javë më parë kishte prekur mbarë botën.
Në shtëpi, ajo po planifikonte shkëputjen më të rëndësishme me të kaluarën, të shiste garderobën e saj për të mbledhur para për bamirësi në lidhje me kancerin dhe AIDS.
Megjithatë, ajo ishte e shqetësuar nga rishfaqja e ngadaltë e Camilla Parker Bowles në jetën e ish-bashkëshortit të saj.
Prill 1997 – një romancë e re
Diana është shembulli i elegancës së nënvlerësuar teksa mbërrin në Spitalin Royal Brompton në Londrën Perëndimore për të vizituar të rinjtë që vuajnë nga fibroza cistike.
Në orët e saj jashtë detyrës ajo ishte një vizitore e rregullt në spital, me vizita të paparalajmëruara te pacientët.
Por kishte edhe një arsye tjetër që bënte Princeshën të shkëlqente. Bëhet fjalë për konsolidimin e romancës së saj me, Hasnat Khan.
Muajin pasues ajo udhëtoi për në Pakistan për të takuar familjen e tij, duke konsumuar çaj në lëndinën e shtëpisë së tyre në Lahore.
Miqtë besojnë se qëllimi i vërtetë i asaj vizite ishte të bindte familjen e Hasnat Khan se ajo do të ishte një nuse e përshtatshme për djalin e tyre.
Qershor 1997 – fillimi i një vere dashurie
Diana veshi këtë fustan elegant, të thurur me mëndafsh blu dhe të qëndisur me rruaza dhe diamante, në lançimin në Londër të ankandit të fustaneve të saj në Christie’s. Ky ankand disa ditë më vonë mblodhi 3.5 milionë paund.
Fizikisht në kulmin e saj, me një figurë perfektë, Diana shkëlqente.
Fushata e saj në Angola po vazhdonte me shpejtësi dhe gjatë këtij muaji, ajo pati një vizitë në Shtëpinë e Bardhë dhe një takim me Hillary Clinton.
Por lumturia private i doli duarsh, pasi u nda nga Dr. Khan. Diana bëri një përpjekje për të qenë një vajzë beqare duke shkuar në një takim me një biznesmen multimilioner indian në Annabel’s, klubi i natës Mayfair.
Ishte fillimi i verës së saj të dashurisë.
Ajo gjithashtu pati një takim romantik me bosin e Harrods, Mohamed Al Fayed në vilën e familjes së tij në jug të Francës.
Korrik 1997 – javët e saj të fundit në jetë
Një imazh prekës, sepse tregon angazhimin e fundit publik të Dianës në Britani.
Fustani i thjeshtë me rrip të dyfishtë prej ari u bë për një vizitë në Çikago, por nuk u vesh deri në zbulimin e një guri themeli në spitalin Northwick Park në Harrow, Middlesex.
Pas kësaj ajo udhëtoi për në Milano për funeralin e mikut të saj, stilistit Gianni Versace dhe më pas filloi një pushimet.
Por në shtëpi ajo ishte e shqetësuar nga dalja e Charles dhe Camilla, pasi Princi organizoi një festë publike për ditëlindjen e 50-të për zonjën e tij të atëhershme.
Diana vendosi të kalonte më shumë kohë jashtë vendit, por një muaj më vonë, ajo vdiq.