Dramë dhe emocione deri në fund, Spanja triumfon në minutat e fundit të shtesës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Spanja dhe Gjermania, i kanë mbyllur 90 minutat e plota me rezultatin e barabartë, 1-1 duke e çuar ndeshjen çerekfinale në kohët shtesë.

Të dy golat e takimit erdhën në pjesën e dytë, ku fillimisht ishte Dani Olmo, i cili gjeti rrjetën e Neuer, në minutën e 51’-të të sfidës, pas një pasimi të Lamine Yamal.

Ndërsa shpresat e vendasve po veniteshin, në të të 89’-n, Florian Wirtz dërgon topin pas shpatullave të Unai Simon, për të dërguar sfidën në kohën shtesë.

Tashmë nuk ka mbetur gjë tjetër veçse të presim përfundimin e kohëve shtesë, për të parë nëse do të nevojitet gjuajtjet e 11 metërshave për të përcaktuar gjysmëfinaliste ne parë.

Ndërkaq në minutën e 117 spanjollët do të realizonin golin e dytë duke vulosur kapitullimin e gjermanëve në këtë evropian që organizohet në vendin e tyre.

Në këtë mënyrë Spanja është skuadra e parë gjysmëfinaliste e Euro 2024.

Share This Article