Dramë në “Anfield”, Liverpooli e mposht Arsenalin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Liverpooli e ka mposhtur sonte Arsenalin pas ekzekutimit të penalltive, në ndeshjen e zhvilluar në 1/8 e finales në EFL Cup, duke kaluar në rundin tjetër.

Koha e rregullt e ndeshjes së zhvilluar në “Anfield”, ka përfunduar me rezultat 5-5.

Divock Origi ishte heroi i skuadrës së Jurgen Kloppit, duke ia siguruar penalltitë me golin e tij në minutën e 94-të në barazimin 5:5.

Pas ekzekutimit të penalltive, Dani Ceballos e humbi penalltinë te Arsenali, ndërsa lojtarët e Liverpoolit ishin të gjithë të saktë dhe kështu të kuqtë kalojnë në çerekfinale të EFL Cup.

Share This Article