Dredhia e FBI-së që çoi në pranga 800 persona në 18 vende

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një dredhi e FBI-së çoi në pranga mbi 800 pjesëtarë të grupeve të ndryshime kriminale në 18 vende të botës.

Mes të arrestuarve ka edhe shqiptarë, por ende nuk dihet numri i tyre dhe kush janë.

Aktiviteti kriminal i personave të arrestuar u zbulua përmes një aplikacioni të quajtur ANOM, të cilin ata e përdornin duke besuar plotësisht se ishte i pagjurmueshëm nga autoritetet dhe se komunikonin në fshehtësi të plotë.

Por në fakt, ky aplikacion ishte zhvilluar nga programuesit e lidhur me Zyrën Federale amerikane të Hetimit.

Të arrestuarit ishin tërhequr për të komunikuar në ANOM përmes agjentëve të FBI-së të infiltruar në rrjetet e tyre.

Grupet kriminale merreshin kryesisht me trafik droge, pastrim parash dhe ekzekutime me porosi.

Autoritetet australiane, një ndër vendet pjesëmarrëse në këtë operacion, sekuestruan nga këto grupe mbi 3 tonë drogë të llojeve të ndryshme si dhe para kesh e asete me vlerë 35 milionë dollarë.

2.7 milionë dollarë asete të tjera u sekuestruan në Zelandë të re. Arrestime janë kryer edhe nga agjencia policore europiane EUROPOL që koordinon policitë e vendeve të unionit. Në këtë operacion morën pjesë mbi 9 mijë policë në gjithë botën.

Aplikacioni i FBI-së është përdor në 12 mijë pajisje nga 300 organizata kriminale në rreth 100 vendet të botës.

Share This Article