Drejt përfundimit faza e parë e rehabilitmit të Kullës C në kalanë e Durrësit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas disa muajsh pune të lodhshme faza e parë e ndërhyrjeve në Kullën C në kalanë e Durrësit, dëmtuar nga tërmeti i nëntorit 2019, është drejt përfundimit.

CHwB Albania bën të ditur se “një strukturë metalike pajantuese e përkohshme po ngrihet, duke e bërë kullën dhe zonën përreth të sigurtë. Kështu, mund të presë përfundimin e projektit të konservimit, që do e bëjë të lartësojë në të ardhmen, ashtu si ka qëndruar dhe në të shkuarën”.

Ky projekt mbështetet nga ambasada e Suedisë në Tiranë në partneritet me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.

Kalaja është e lashtë sa vetë qyteti i Durrësit. Gjatë shekujve ajo është prishur dhe rindërtuar disa herë. Muret rrethuese të Durrësit në pjesën e tyre kryesore i përkasin periudhës së perandorit Anastas (491-518) me origjinë nga ky qytet dhe përbëhen nga dy pjesë kryesore: Akropoli ose Kështjella e sipërme dhe Kështjella e poshtme. Riparime të mureve janë kryer që prej tërmetit shkatërrimtar të vitit 1273.

Muret mesjetare aktualisht rreth 4,6 metra në lartësi dhe tri hyrjet e disa prej kullave të fortifikimit janë ruajtur në gati një të tretën e gjatësisë fillestare të qytetit kala.

Lëkundjet e tërmetit të 26 nëntorit nuk kanë kursyer as monumentet e kulturës, të cilat datojnë prej shekujsh./ATSH/

Share This Article