Tiranë – Vrasja e Liridona Murselit ka tronditur mbarë opinionin publik në Kosovë dhe Shqipëri, duke bërë që të organizohen marshime, në shenjë solidariteti për rastin, por dhe për të dënuar dhunën dhe vrasjen në familje e shoqëri.
Sipas njoftimit, marshimi do të nisë të dielën në orën 11:30 nga Ministria e Brendshme drejt Ambasadës së Kosovës në Tiranë.