Drejtësia në Shqipëri, Gonzato: Ka dosje stok, të shtohen gjyqtarët dhe prokurorët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato në konferencën me temë “Cilësia e drejtësisë në Shqipëri”, tha se ka ende dosje stok, e për këtë duhet të shtohet numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve. 

“I kuptoj sfidat që kanë gjyqatarët. E di që nuk është e lehtë që të punosh nën trysni e presion, në një stok të madh dosjesh. Këto sfida kërojnë zgjidhje. Na duhen më shumë gjyqtarë e prokurorë të mbështetur nga një numër këshilltarësh dhe asistentësh ligjorë. Si hap fillestar të gjitha vendet e lira duhet të plotësohen. Kjo do të thotë se këshillat duhet të vijojnë shumë shpejt me vlerësimet dhe emërimet e nevojshme. Nuk ka kohë për të humbur. Numrat duhet të rriten për të mbështetur më shumë gjyqtarët në punën e tyre të përditshme”, tha ai.

Në konferencë folën edhe kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi dhe ai i KLGJ-së, Ilir Rusi të cilët gjithashtu vunë theksin tek numri i lartë i dosjeve në raport me gjyqtarët dhe prokurorët.

Share This Article