Kryedemokrati Sali Berisha ka pritur në zyrën e tij disa deputetë konservatorë britanikë, me të cilët, thotë se bisedoi për situatën politike në Shqipëris.
Duke ndarë fotot në rrjetet sociale, Berisha njofton se është takuar me Andrew Rosindell (ministër hije për Marrëdhëniet me Jashtë), Martin Vickers (kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar), Philippa Broom anëtare e Bordit të Grave Konservatore, dhe Pierre Plumeajau, këshilltar.
Reagimi i kreut te PD, Sali Beisha:
Të dashur miq,
Dje pata kënaqësinë e vizitës në zyrë të deputetëve konservatorë britanikë z. Andrew Rosindell (ministër hije për Marrëdhëniet me Jashtë), z. Martin Vickers (kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar), znj. Philippa Broom anëtare e Bordit të Grave Konservatore, dhe z. Pierre Plumeajau, këshilltar.
I informova miqtë britanikë për vështirësitë e mëdha të krijuara nga keqqeverisja dhe ndjekja e një politike të ekstremit të majtë dhe ndikimit të Soros në vend, dhe domosdoshmërinë e një përmbysje të madhe që do çrrënjosë kalbëzimin e institucioneve, përdorimin e drejtësisë si armë kundër kundërshtarit politik, dhe do ndalojë shpopullimin e vendit.
Programi i Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme do të jetë transformues për Shqipërinë…
Mirëprita dëshirën dhe angazhimin e Partisë Konservatore britanike për të mbështetur PD në zgjedhjet e 11 Majit për luftën kundër narkoshtetit dhe rënien e tij.
U theksova se vota e diasporës, përfshirë atë në Britaninë e Madhe, do të jetë kyçe për këtë ndryshim në Shqipëri.




