Drejtori i “Johnson & Johnson”: Mund të kemi nevojë të vaksinohemi çdo vit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Drejtori ekzekutiv i kompanisë amerikane “Johnson & Johnson”, Alex Gorsky, ka deklaruar për CNBC se ndoshta mund të kenë nevojë njerëzit të vaksinohen kundër COVID-19 një herë në vit, ngjashëm sikur kundër gripit.

Sipas tij, sa më shumë që po përhapet virusi aq më shumë po pëson mutacione, transmeton Telegrafi. “Çdo herë e më shumë po pëson mutacione, është njëjtë sikur në kompjuter klikoni butonin dhe e shihni variantin tjetër”, ka shtuar Gorsky.

Në anën tjetër, ekspertët shëndetësorë kanë bërë të ditur se ekzistojnë gjasa të mëdha që COVID-19 të bëhet sëmundje endemike, që do të thotë se do të jetë vazhdimisht prezentë – edhe pse në nivele më të ulëta.

Ndryshe, kompania “Johnson & Johnson”, ka njoftuar së fundmi se kanë prodhuar vaksinën që jepet në vetëm një dozë, për dallim nga ajo e Pfizer dhe vaksinave tjera – që kanë nevojë për dy doza.

Share This Article