Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus adresoi shqetësimin e tij lidhur me shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19.
“Bota është në prag të një dështimi katastrofik moral në shpërndarjen e vaksinave të koronavirusit”, tha Ghebreyesus, duke u bërë thirrje vendeve dhe prodhuesve t’i shpërndajnë vaksinat në mënyrë më të drejtë në të gjithë botën.
“Jo vetëm që kjo qasje” e parë “largohet dhe rrezikon më të varfërit dhe më të prekshmit, por është edhe vetë-shkatërruese” tha Ghebreyesus në hapjen e takimit vjetor të bordit ekzekutiv të OBSH-së në Gjenevë, njoftoi Reuters.
Siç theksoi ai, në fund, veprimet e tilla vetëm do ta zgjasin pandeminë.