Drejtuesi i OBSH: Virusi do të jetë me ne një kohë të gjatë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit, ka paralajmëruar se megjithëse epidemia në Evropën Perëndimore “duket të jetë e qëndrueshme ose në rënie”, ka ende “tendenca rritëse shqetësuese në Afrikë, Amerikën Qendrore dhe Jugore dhe Evropën Lindore”.

“Mos bëni gabim – kemi për të përshkuar një rrugë të gjatë, ky virus do të jetë me ne për një kohë të gjatë,” tha drejtori i përgjithshëm Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai tha se ndërsa njerëzit janë “kuptueshëm të irrituar” me urdhërat e qëndrimit në shtëpi, “një nga rreziqet më të mëdha me të cilat përballemi tani është vetëkënaqësia”.

“Bota nuk do të mund të jetë siç ka qenë”, shtoi Dr Tedros. “Duhet të ketë një normalitet të ri, një botë që është më e shëndetshme, më e sigurt dhe e përgatitur më mirë.” (BBC)

Share This Article