Drejtuesit e opozitës në Kosovë merren në mbrojtje nga Policia e Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Liderët e dy partive opozitare, Memli Krasniqi i PDK-së dhe Lumir Abdixhiku i LDK-së janë marrë nën mbrojtje nga Policia e Kosovës.

Marrja e tyre në mbrojte është konfirmuar nga Njësia për Mbrojtjen e Afërt e Policisë së Kosovës.

Po, me rekomandim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes së afërt të Policisë”, ka deklaruar për RTK-në, Valmir Klaiqi, drejtor i komunikimit në PDK.

Gjithashtu, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se Njësia për Mbrojtjen e Afërt e Policisë së Kosovës ka marrë në mbrojtje kryetarin e kësaj partie, Lumir Abdixhikun.

Sipas zëdhënëses së kësaj force politike dhe njëherësh anëtare e kryesisë, Sibel Halimi policia ka marrë në mbrojtje kreun e LDK-së.

Po, lajmi është i vërtetë. Për të gjitha informacionet e tjera, ju lutem kontaktojeni Policinë e Kosovës”, ka thënë shkurt Halimi.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se kanë marrë në mbrojtje dy liderët e opozitës së Kosovës, por nuk kanë dhënë detaje tjera se cila është arsyeja e marrjes së tyre në mbrojtje.

Share This Article