Më parë, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson tha se ai kishte për qëllim që të gjithë fëmijët në Angli të ktheheshin në shkollë me kohë të plotë në shtator.
Ka pasur disa reagime ndaj planit të tij. Kreu i Shoqatës së Drejtuesve të Shkollave dhe Kolegjeve, Geoff Barton, tha se kishte një “vrimë të zezë informacioni” nga qeveria.
Shkollat dhe kolegjet janë duke u përgatitur për dy skenarë gjatë vjeshtës, tha ai – një variant me turne për kthimin e nxënësve dhe një tjetër me kthimin e nxënësve pesë ditë në javë.
Në një deklaratë, Unioni Kombëtar i Arsimit tha “shpresat e kryeministrit nuk janë të mjaftueshme”.
“Ai ka nevojë për një plan për më shumë mësues, për t’i pyetur mësuesit që e kanë lënë profesionin të kthehen sërish në shkolla, si dhe duhet të gjejë hapësira shtesë, për të mundësuar fëmijët të mësojnë grupe më të vogla.
“Ne duhet të përdorim zgjuarsinë e spitaleve Nightingale për të krijuar hapësirat shtesë që na duhen.”
Në fund të deklaratës theksohet se “Edhe nëse kërkesat e distancës sociale zvogëlohen në 1 metër, atëherë shumica e shkollave nuk mund të kenë 30 fëmijë në një klasë.”/BBC