Drita, arritje historike në Ligën e Konferencës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Drita, sukses historik në Ligën e Konferencës. Skuadra kampione e Kosovës mposhti Differdange të Luksemburgut me rezultatin 1-0 dhe arriti të sigurojë një vend në fazën në grup.

Pas suksesit të enjten e kaluar, 2-1 në “Fadil Vokrri”, skuadra e drejtuar nga trajneri Zekirija Ramadani arriti të triumfojë dhe në ndeshjen e kthimit me një gol të shënuar nga Besnik Krasniqi me penallti në minutën e 62-të.

Të premten do të hidhet shorti i Ligës së Konferencës, duke nisur nga ora 13:00 dhe kampionët e Kosovës do të mësojnë kundërsharët.

Share This Article