Meksikanët kishin frikë se fundi ishte afër pasi “shpërthimet e dritave blu”, u panë duke u manifestuar në qiell pas tërmetit të fuqishëm në vend.
Sipas medieve të huaja, tërmeti me madhësi prej 7.0 goditi qytetin e Acapulco të mërkurën, duke lënë të vdekur një person; derisa shkaktoi dëmtimin e ndërtesave, gjithashtu rrëshqitje dheu që mbulonin një autostradë kryesore.
Banorët dolën jashtë objekteve derisa këto u lëkunden nga dridhjet e tërmet, mirëpo emocionet e tyre u tronditën më tej nga dritat blu, të cilat u shfaqën në qiell.
Përdoruesit e Twitter publikuan video të fenomenit duke përdoru hashtagun #Apocalipsis, termi spanjisht që do të thotë apokalips.