Dritan Abazoviç i kërkon Serbisë ekstradimin e ish-presidentin e fundit të ish Jugosllavisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zevendeskryeministri i Malit të Zi, shqiptari Dritan Abazoviç, ka bërë të ditur se qeveria e re e Malit të Zi ka rinovuar kërkesën për të ekstraduar Zvetozar Maroviçin.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, Abrazoviç tha se kërkesa e rinovuar për ekstradimin e Maroviç u dërgua në mënyrë që të krijoheshin marrëdhënie më të mira me Serbinë.

Maroviç, i akuzuar për korrupsion, dhe si kreu i një grupi që ndante rryshfete dhe leje ndërtimesh në qytetin më të madh turistik në vend.

Maroviç ishte edhe “Peshku i parë” i madh në luftën ndaj korrupsionit në vend përpara se Mali i Zi të niste negociatat e anëtarësimit me BE-në.

Maroviç kërkoi strehim politik në Serbi, ku ndodhet në ekzil prej 2016-ës dhe foli vetëm në fushatën e fundit zgjedhore ku përkrahu opozitën filoserbe dhe kërkoi largimin nga pushteti të Milo Gjukanoviçit.

Maroviç akuzoi Gjukanoviçin se ka persekutuar atë dhe familjen e tij. Maroviç, i cili ka qenë Presidenti i fundit të Unionit Serbi-Mali i Zi i janë ngrirë të gjitha asetet financiare familjare që kapin shifrën e miliona eurove

Share This Article