Dritan Abazoviq: Në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq i ka reaguar ashpër deklaratës së ministrit të Drejtësisë dhe Pakicave në këtë shtet, Vladimir Leposavic, i cili pyetjes nëse ishte i gatshëm të pranonte që në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid, iu përgjigj duke thënë se nuk mund të njihte një ngjarje “për të cilën nuk ka njohuri”.

Leposavic u shpreh se do të pranonte krimet në Srebrenicë “kur kjo të vërtetohet përtej çdo dyshimi”.

Pas reagimit të Bashkimit Evropian, ka reaguar edhe Abazoviq përmes një shkrimi në Twitter.

Ai ka thënë se në Srebrenicë ka pasur gjenocid, e se Qeveria e Malit të Zi i respekton të gjitha gjyqet ndërkombëtare.

“Në Srebrenicë ka pasur gjenocid. Qeveria e Malit të Zi respekton të gjitha gjykimet ndërkombëtare. Në këtë pikë ska çfarë diskutohet. Kush nuk e kupton këtë gjë, s’ka vend në institucione e në funksione shtetërore. Le të shohim nga e ardhmja, kemi shumë punë për të bërë”, ka shkruar Abazoviq.

Share This Article