Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq pohoi të shtunën se shërbimi sekret malazez kishte përgjuar në mënyrë të paligjshme politikanë të opozitës, gazetarë dhe njerëz të tjerë nga skena publike, duke ia faturuar këtë ish-drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (ANB) Dejan Peruniçiq.
“Dejan Peruniçiç, ish-drejtori i Agjencisë, është ai që urdhëroi monitorimin e paligjshëm të politikanëve, gazetarëve dhe njerëzve nga skena publike”, tha Abazoviq.
“Ju jeni dëshmitarë që drejtori i ri i ANB, Dejan Vuksiq, ngriti padi penale disa ditë më parë për abuzime në ANB, të cilat kanë të bëjnë drejtpërdrejt me përgjimin e paligjshëm të politikanëve, gazetarëve dhe personave të tjerë, absolutisht në kundërshtim me rregullat e shërbimi”, tha ai, duke theksuar se të dhënat sekrete të zotëruara nga ANB nuk janë vetëm të dhënat e shtetit të Malit të Zi, por edhe të NATO-s.
“Ne jemi të vendosur të kundërshtojmë të gjitha përpjekjet për të delegjitimuar ose hedhur ndonjë hije mbi zyrtarë të nderuar, mbi njerëz që duan të bëjnë punën e tyre me nder, të zbulojnë të vërtetën, ndryshe nga ata që urdhëruan përgjimin e paligjshëm të njerëzve nga skena publike, politikanëve, gazetarëve dhe njerëz të tjerë”, tha Abazoviq.
Ai tha se nuk mund ta zbulonte identitetin e gazetarëve dhe mediave të përgjuara në mënyrë të paligjshme, sepse ky është objekt i hetimit.
“Prokurori mori dokumentacionin, kur ai pushon së qeni sekret, qytetarët do ta marrin informacionin”, tha Abazoviq.
Pas formimit të qeverisë së re malazeze në mes të dhjetorit, ndryshimet e personelit u zbatuan gjithashtu në sektorin e sigurisë.
Dejan Vukshiq, një avokat nga Kotorri, zëvendësoi operativin për një kohë të gjatë Dejan Peruniçiq në krye të shërbimit sekret malazes. Pas një muaji, ai akuzoi oficerët e ANB për djegien e një pjese të madhe të dokumentacionit në lidhje me përgjimet e paligjshme të figurave publike dhe ia dorëzoi të dhënat e mbledhura Prokurorit Special për krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Drejtori i shkarkuar i shërbimit sekret malazes, Dejan Peruniçiq, nuk donte të komentonte mbi akuzat e bëra nga zëvendëskryeministri, duke pretenduar se ai i dinte ligjet dhe “e di se çfarë është fshehtësia e të dhënave”.