Droga në repartin e Zall Herrit, lirohen tre ushtarakët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tre ushtarakët, Gramoz Mullai, Rustem Koçi dhe Gentian Zhurda që u arrestuan për shpërdorim detyre pas zbulimit të 125 bimëve me kanabis Brenda repartit në Zall Herr janë liruar nga qelia.

Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën e tyre për caktim mase sigurise më të butë. Për ta u vendos arrest në shtëpi.

Më herët, në seancën për caktimin e masës së siguriosë në Shkolla të Parë, tre ushtarakët mohuan akuzën duke pretenduar se kanë vënë në dijeni eprorët për terrenin e vështirë dhe se nuk kanë shpërdoruar detyrën pasi kanë 20 vite që punojnë si ushtarakë.

Në gjendje të lirë po për shpërdorim detyre janë vënë në hetim 4 ushtarakë të tjerë, komandanti dhe zëvëndës komandanti i repartit si dhe një specialist i infrastrukturës bashkë me magazinerin e repartit.

Pas zbulimit të parcelës me kanabis në repartin e Zall Herrit, ministri i Mbrojtjes urdhëroi lirimin nga detyra të 4 ushtarakëve, si dhe propozimin për lirim të 10 të tjerëve./a

Share This Article