Një shqiptar është arrestuar në Britaninë e Madhe si bashkëpunëtor i një grupi kriminal.
Igli Ajazi, dikur punonjës policie, ra në pranga në Swansea të Uellsit kur oficerët ndaluan një makinë, për të cilën kishin marrë informacion se i përkiste një anëtari të një bande kriminale. Në këtë moment Ajazi u tha oficerëve se ai ishte një polic shqiptar që kishte marrë një pushim nga karriera si oficer.
I pandehuri refuzoi të zbulonte kodin PIN të telefonit të tij, por kur policia e aksesoi atë duke përdorur pajisjen për njohjen e fytyrës, ata gjetën mesazhe dhe video në lidhje me një operacion në shkallë të gjerë të rritjes së kanabisit në Londër, si dhe video të abuzimit seksual të fëmijëve dhe kafshëve.
Po ashtu u zbulua se operacionin e drogës kishte udhëzuar Ajazin të shkonte në plantacion për të kontrolluar se çfarë dëmi ishte shkaktuar pas një ndërhyrjeje nga policia dhe për t’i dërguar fotografi të vendit të ngjarjes. Gjithashtu në telefon ishin gjashtë video që tregonin abuzimin seksual të fëmijëve që përfshinin fëmijë vetëm një vjeç dhe 24 video që tregonin burra dhe gra duke kryer marrëdhënie me kafshë të ndryshme.
26-vjeçari shqiptar u justifikua se ishte polic dhe se pamjet në telefon kishin lidhje me punën e tij.
Igli Ajazi, nga Orford Road, Ëalthamstoë, Londër, ishte deklaruar më parë fajtor se për prodhimin e kanabisit, posedimin e imazheve të pahijshme të kategorive A dhe C dhe posedimin e pornografisë ekstreme kur u kthye në bankën e të akuzuarve për dënim. Ai nuk ka asnjë dënim të mëparshëm.
I pandehuri kishte qenë oficer policie në Shqipëri midis 2019 dhe 2022 dhe aktualisht ishte në Britaninë e Madhe me vizë studentore dhe po studionte për kriminologji dhe polici në Universitetin Roehampton.
Ai u dënua me 20 muaj burg, dhe me pezullim për dy vjet. Ai u urdhërua gjithashtu të përfundonte një kurs rehabilitimi, një program të akredituar dhe 180 orë punë pa pagesë në komunitet.