Dronët “Bayraktar” mbërrijnë në Shqipëri, Peleshi: Rrit aftësitë e mbrojtjes, dëshmi e angazhimit për rritjen e sigurisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dronët “Bayraktar” kanë mbërritur në Shqipëri dhe prej dy ditësh ka filluar montimi dhe paralelisht po kryhet instalimi i infrastrukturës për operimin dhe kontrollin e tyre. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili ka shpërndarë dhe pamjet e dronëve “Bayraktar”.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ministri Peleshi shkruan se këta dronë jo vetëm që rrisin aftësinë e mbrojtjes së Shqipërisë, por shërbejnë dhe si dëshmi e angazhimit të vendit për garantimin e sigurisë kombëtare dhe përmbushjen e standardeve më të larta të mbrojtjes.

Këtë arritje, Peleshi e quan simbol të dedikimit të ministrisë drejt modernizimit dhe inovacionit në Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

“Dronët Bayraktar, të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar, tashmë janë në Shqipëri! Prej dy ditësh, ka filluar montimi dhe paralelisht po kryhet instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre. Ky zhvillim jo vetëm që rrit aftësitë e mbrojtjes së Shqipërisë, por shërben edhe si dëshmi e angazhimit të vendit për të garantuar sigurinë kombëtare dhe për të përmbushur standardet më të larta të mbrojtjes. Kjo arritje, simbol i dedikimit tonë drejt modernizimit dhe inovacionit në Forcat tona të Armatosura”, shkruan ministri Peleshi.

Share This Article