Dronët e Ukrainës godasin rajonin Ryazan të Rusisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ushtria e Ukrainës thuhet se goditi rafinerinë e naftës ruse në Ryazan gjatë natës, duke shënuar sulmin e nëntë të tillë ndaj rafinerisë këtë vit, raporton kanali mediatik rus i Telegramit ASTRA.

Sipas mediave të huaja, Guvernatori i Ryazanit, Pavel Malkov, konfirmoi raportet për sulmin, por nuk përmendi ndonjë sulm ndaj rafinerisë.

Ai tha se një “zjarr u shua shpejt” në rajon pas rënies së mbeturinave të droneve, duke pretenduar se si rezultat nuk pati viktima ose “dëme serioze”.

Ukraina ka shtuar sulmet me dronë thellë brenda Rusisë, me qëllim goditjen e rafinerive, depove dhe tubacioneve të naftës, duke goditur të paktën 17 rafineri të mëdha këtë vit.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se mbrojtja e saj ajrore rrëzoi 116 dronë ukrainas gjatë natës.

Share This Article