Dronët kamikazë të Turqisë në Kosovë, çfarë është Skydagger RTF?

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Skydagger RTF është një dron “i gatshëm për fluturim”, shpesh edhe dron luftarak, i pajisur me një mjet shpërthyes për përdorim kundër shënjestrave të palëvizshme por edhe atyre më të vështira në lëvizje. Ai ka gjithashtu aftësi të tjera si vëzhgimi dhe kërkim-shpëtimi.

Ekspertët thonë se ai i ka të gjithë përbërësit e nevojshëm, përfshirë një transmetues radioje e një marrës dhe bateritë, çka e bën menjëherë të gatshëm për fluturim sapo të blihet. Skydagger  mund të fluturojë me një shpejtësi prej 130km në orë në largësi maksimale deri në 10 kilometra. Në shtator, FSK-së i mbërrin edhe dronë të blerë nga Shtetet e Bashkuara – modeli RQ-20 Puma LE.

Forca e Sigurisë së Kosovës është aktualisht në proces transformimi për shndërrimin e plotë në ushtri. Procesi që nisi në vitin 2018, pas miratimit të disa ndryshimeve ligjore, pritet të zgjasë dhjetë vjet. E pyetur më herët nga REL, zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes, Liridona Gashi,  edhe pse nuk pranoi të fliste me shifra ekzakte, e theksoi se qeveria aktuale ka investuar këtë vit për armatim shumë herë më tepër sa në të kaluarën.

Në gusht, FSK-ja u pajis edhe me automjete të blinduara, të blera nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa vitin e kaluar bëri kërkesë për të blerë edhe 200 raketa antitank, Javelin. Në 2023-shin ndërkohë, Kosova ka blerë edhe flotë dronësh turq Bayraktar.

Share This Article