Dua Lipa bëhet artistja e parë femër me mbi 10 miliardë dëgjime në platformën Spotify

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa së fundmi ka shënuar një tjetër sukses të madh.

Krijuesja e hitit “New Rules” ka hyrë në historinë e platformës muzikore Spotify pasi albumi i saj “Dua Lipa (Complete Editon)” ka kaluar shifrën e mbi 10 miliardë dëgjime.

Bazuar në këtë, 27-vjeçarja bëhet artistja e parë femër albumi i të cilës arrin këtë shifër dhe i tretë në përgjithësi në Spotify me një sukses të tillë.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Lajmi u publikua edhe nga një faqe e fansave të artistes shqiptare, që gjithashtu u ripostua nga Dua në llogarinë e saj të Instagramit.

Ndërkohë, aktualisht Dua po vazhdon koncertet nga turneu i saj “Future Nostalgia”, i cili zgjatë deri në vjeshtë kur edhe mbyllet më 16 nëntor në Perth të Australisë.

Reklama

Ndërsa, sa i përket jetës private, ylli i muzikës së fundmi u fotografua në një darkë me komedianin dhe prezantuesin televiziv, Tervor Noah.

Dyshja e njohur që u panë të afërt me njëri-tjetrin kanë ngjallur spekulime se kanë nisur një romancë.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Kujtojmë që pas ndarjes nga Anwar Hadid në vitin 2021, krijuesja e hiteve u përfol për një tjetër romancë me aktorin spanjoll, Aron Piper.

Përkundër që ata u panë në disa dalje së bashku, zëra për një lidhje romantike nuk janë komentuar nga asnjëra palë. 

Share This Article