Dua Lipa dhe Ashley Roberts të dyja dukeshin të pabesueshme teksa udhëhoqën yjet e tjerë në një darkë në “Chiltern Firehouse” në Londër të premten.
Këngëtarja Dua, 27 vjeçe, kishte veshur një palë xhinse të gjata dhe një mini fustan me vija bardh e zi, që nxirrte në pah këmbët e saj të tonifikuara, shkruan DailyMail.
Interpretuesja e hitit “IDGAF” i shtoi lartësi trupit të saj me një palë çizme të zeza, teksa ishte e mbështjellë për mbrëmjen me një xhaketë me material të ngjashëm.
Duke lënë flokët e saj brune në valë të lirshme poshtë shpatullave, Dua i shtoi edhe më tepër shkëlqim pamjes.
Dua aplikoi një gamë të lehtë makijazhi në fytyrë, teksa e kompletoi dukjen e saj me një palë vathë argjendi.
Kjo dalje e Duas vjen pak kohë pasi artistja nga Kosova mori pjesë në premierën e filmit “Barbie” në Kaliforni dhe Londër.
Ajo është interpretuesja e kolonës zanore, në filmin ku rolin kyesor të kukullës Barbie, e luan aktorja Margot Robbie.
Ndërkohë, krahas këndimit të kolonës zanore, Lipa ka edhe një rol në filmin “Barbie”, atë të Mermaid Barbie (sirenës Barbie) në filmin i cili pati premierën në Londër në sheshin Leicester.