Dua Lipa, e revoltuar pas sulmeve për mbështetjen e saj ndaj palestinezëve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Duaa Lipa së fundmi  i ka dalë në mbrojtje qytetarëve palestinezë, pas sulmeve të vazhdueshme nga Izraeli.

Mirëpo kjo gjë nuk është  pritur mirë  nga pala izraelite por edhe nga mediat e huaja. Gazeta “New York Times” ka publikuar  një reklamë nga Rrjeti i Vlerave Botërore  ku Dua dhe dy motrat modele Bella dhe Gigi Hadid, cilësohen si vajza me ndikim shumë të madh, që kanë përçmuar shtetin hebre dhe kanë akuzuar pa të drejtë Izraelin për spastrim etnik. Menjëherë pas publikimit , këngëtarja ka reaguar dhe ka sjaruar të vërtetën në lidhje me qëndrimet e saj në rrjetin social, Instagram. “I hedh poshtë të gjitha pretendimet false që u publikuan sot në New York Times. Ky është çmimi që paguan kur mbron të drejtat e njerëzve në Palestinë kundër qeverisë së Izrealit, që veprimet e tyre në Palestinë, i cilësojnë si persekutim dhe diskriminim. E mbaj këtë qëndrim, sepse unë besoj se të gjithë, hebrenj, myslimanë dhe të krishterë, kanë të drejtën për të jetuar në paqe, si qytetarë të barabartë të një shteti që ata zgjedhin. Rrjeti i Vlerave Botërore po përdor paturpësisht emrin tim për të zhvilluar fushatën e tyre me manipulime dhe keqinterpretime flagrante të asaj që unë jam dhe për çfarë qëndroj. Unë solidarizohem me të gjithë njerëzit e shtypur dhe i refuzoj të gjitha format e racizmit”, shkruajti  Lipa në një postim.

Share This Article