Dua Lipa në Sarandë, Daily Mail nuk përmend Shqipërinë, “Pushon në një vend tropikal”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dua Lipa vijon të pushojë në jug të Shqipërisë me familjen e saj, në pritje të Sunny Hill Festival, i cili për herë të parë këtë vit do të mbahet edhe në Tiranë.

Ajo dokumenton rregullisht jetën e saj në rrjetet sociale dhe duket se po ia kalon shumë mirë në Shqipëri, me familjen dhe shoqërinë. Këtë të premte, Dua ka publikuar foto të reja në “Instagram”-in e saj ku ndiqet nga 86 milionë persona.

Dua ka postuar edhe disa video duke kënduar e kërcyer me këngët e Nexhmie Pagarushës dhe Armend Rexhepagiqit nën shoqërinë e familjarëve të saj.

Postimeve të shumta të këngëtares i ka kushtuar një artikull edhe Daily Mail, por edhe pse e ndjekin këmba-këmbës 26-vjeçaren, këtë herë kanë gabuar, duke shkruar se ajo po pushon në një vend tropikal, duke mos përmendur Shqipërinë.

Share This Article