Dua Lipa futet në histori të muzikës në Britani si solo artiste

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Official Charts” ka konfirmuar se kënga e Dua Lipës ka thyer rekordin si kënga e parë e një artisteje femër britanike që qëndron kaq gjatë në “Top 10”.

Ylli i muzikës me origjinë shqiptare Dua Lipa nuk di të ndalet dhe çdo ditë që kalon thyen nga një rekord të ri me këngët e saj. Me albumin e saj të fundit “Future Nostalgia” ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm ku dhe ka fituar miliona euro.

Kënga e parë e këtij albumi që titullohet “Don’t start noë”, e publikuar në tetor të vitit të kaluar ka qëndruar në top listat ndërkombëtare për javë me radhë. Këtë e ka bërë me dije “Official Charts”, duke konfirmuar se kënga e Dua Lipës ka thyer rekordin si kënga e parë e një artisteje femër britanike që qëndron kaq gjatë në “Top 10”.

Për suksesin e arritur ka reaguar dhe vetë këngërja, e cila menjëherë ka ndarë lajmin e mrekullueshëm më fansat.

Kujtojmë se  Dua Lipa ishte e vetmja këngëtare që publikoi albumin “Future Nostalgia” në kohë izolimi, ku dhe mori shumë kritika, por mesa çdo gjë ka shkuar mirë.

Share This Article