Dua Lipa i rikthehet koncerteve në Londër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas 2 vitesh pandemi, Dua Lipa i rikthehet koncerteve në qytetin e saj të lindjes. Për dy net me radhë, ylli i muzikës Pop me origjinë shqiptare performoi në arenën O2 të Londrës, hitet e 2 albumeve të saj Future Nostalgia.

Tepër sharmante dhe provokuese, 26-vjeçarja mbajti të elektrizuar për disa orë me mijëra të pranishëm në stadiumin e madh të Londrës me një kapacitet prej 20 mijë spektatorësh.

Koncerti i Londrës është pjesë e turit të saj botëror për prezantimin e albumeve Future Nostalgia, i planifikuar që dy vite më parë, por i shtyrë disa herë për shkak të masave të ashpra të pandemisë jo vetëm në Britaninë e Madhe por në pjesën më të madhe të globit.

Share This Article