Dua Lipa merr vëmendje me një tjetër paraqitje nga Ibiza, shkëlqen në fustanin e tejdukshëm rozë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ylli i muzikës, Dua Lipa ka vazhduar të shfaqet në formë të mrekullueshme nga pushimet në Ibiza.

Ajo edhe se fundmi tregoi stilin e saj plotë shije të veshjes teksa pozoi në një fustan të tejdukshëm ngjyrë rozë për disa foto të reja në Instagram.

Këngëtarja, 26 vjeçe përshtati dukjen e saj me një palë këpucë me taka me platformë ngjyrë të kaltër metalike.

Foto: Dua Lipa/Instagram

“Thjeshtë gjëra vajzërore”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e imazheve duke iu referuar fustanit të saj rozë.

Të enjten, Dua tregoi gjithashtu se po e shfrytëzonte sa më shumë kohën e saj nën rrezet e diellit, teksa ndau një sërë fotosh ku shihej e veshur në bikini.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Krijuesja e hitit “New Rules” shfaqi linjat e saj trupore në një foto në bikini rozë dhe kapele me të njëjtën ngjyrë ndërsa pushonte pranë pishinës.

Dua ka qëndruar në Ibiza mori pjesë në dasmën e stilistit Simon Porte Jacquemus dhe Marco Maestri në Francë gjatë fundjavës.

Në dasmë këngëtarja shkëlqeu e veshur në një fustan të tejdukshëm me ngjyrë të bardhë ndërsa në dorë mbante një çantë të zezë.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Ndërkohë, kujtojmë që në gusht artistja shqiptare me famë botërore mbajti një koncert në Prishtinë në kuadër të festivalit “Sunny Hill”.

Ndryshe, Dua kohëve të fundit e ka mbajtur larg syrit të mediave jetën e saj private, muaj më parë ajo u përfol për një romancë me aktorin spanjoll, Aron Piper me të cilin u pa e afërt në një klub nate në Spanjë. 

Foto: Dua Lipa/Instagram

Share This Article