Dua Lipa: Mezi po pres që të kthehem në vendlindje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, njofton se është gati për festivalin Sunny Hill.

Ajo ka bërë një video në rrjete sociale, ku thotë se kanë ngelur edhe dy ditë deri në Sunny Hill.

Artistja e famshme thotë se mezi po pret që të vijë në vendin e saj, Prishtinë.

“Edhe dy ditë Sunny Hill. Mezi po pres që të kthehem në vendlindjen time, në Prishtinë. Lista e artistëve që do të performojnë është e mrekullueshme, do të jetë shumë argëtuese”, u shpreh ajo.

Autorja e “Service95:Home” tutje shtoi: “Jam shumë e emocionuar që t’iu shoh sërish”.

Dua Lipa

Ditën e djeshme (e martë) në Kosovë ka ardhur për herë të parë Bebe Rexha, e cila po ashtu do të performojë në Sunny Hill.

Festivali do të nisë nesër (25 korrik) dhe do të përfundojë të dielën (28 korrik).

Share This Article