Dua Lipa ndjek Brojën nga stadiumi, mediat angleze zbulojnë arsyen e pranisë së këngëtares

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Çelsi mori fitoren e tretë radhazi në Premier Ligë pasi mposhti me rezultatin minimal 1-0 Fulhemin, por ajo që tërhoqi vëmendjen në ‘Stamford Bridge” ishte këngëtarja shqiptare, Dua Lipa.

Kjo e fundit ishte në tribunën e stadiumit dhe besohet se prania e saj lidhej me promovimin e filmit “Argylle”, ku është protagoniste bashkë me Henry Cavill dhe Bryce Dallas Howard.

Bashkë me të ishin edhe një grup personash, që besohet se janë kast i filmit dhe ishin pozicionuar mbrapa pankinës së Çelsit teksa rreth minutës së 20 ata u ngritën të gjithë duke lexuar libër, për të tërhequr vëmendjen. Veprime të tjera ishin edhe shikimi i orës në të njëjtën kohë, apo imitimi i procesit të larjes së dhëmbëve.  (VIDEO)

Media britanike bën me dije se filmi prodhohet nga një kompani në pronësinë e Tod Bohli, i njëjti që ka edhe pronësinë e Çelsit ndaj edhe Dua Lipa ishte në stadiumin “Stamford Bridge” sot.

Share This Article