Këngëtarja shqiptare më e famshme në botë, Dua Lipa, është fotografuar krah komedianit të njohur afrikano-jugor, Trevor Noah, gjatë një takimi romantik në Nju-Jork, të mërkurën në mbrëmje.
Të dy janë fotografuar teksa darkonin, shëtisnin dhe përqafoheshin në rrugët “Mollës së Madhe”, siç njihet Nju-Jorku. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar lidhjen, takimi duket se shkoi mjaft mirë, pasi në fund u ndanë me një puthje.
Takimi vjen pasi të dy u ndanë nga partnerët me të cilët ishin në lidhje prej rreth dy vitesh. I dashuri më u fundit i këngëtares ishte modeli Anwar Hadid, vëllai i Gigi dhe Bella Hadid. Ndërsa Trevor, 38 vjeç, ishte deri në maj të këtij viti, në një lidhje me aktoren Minka Kelly. Sipas raportimeve, kontaktin e parë, 27-vjeçarja dhe Noah e patën në ceremoninë e Çmimeve Grammy në Las Vegas, në prill të këtij viti.
Për 7 vitet e fundit, Trevor Noah, drejton një prej emisioneve satirike më të ndjekur në SHBA, “The Daily Show”, prej të cilit njoftoi vetëm të enjten largimin, për t’iu përkushtuar zhanrit të quajtur “stand up commedy”. Ai ka zhvilluar shfaqje në vende të ndryshme të botës, duke goditur paragjykimet që njerëzit kanë për sjelljen apo origjinën e njëri-tjetrit.
Ndërsa Dua, pas pushimeve të verës, një pjesë të të cilave i kaloi edhe në vendin tonë, vijon turin e koncerteve në SHBA, pas një suksesi të jashtëzakonshëm të korrur në Amerikën e Jugut gjatë muajit shtator, ku mbushi stadiumet e Kilit, Kolumbisë dhe Meksikës.