Dua Lipa nis xhirimet e filmit të saj të parë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një yll botëror do të mungojë në eventin Met Gala dhe ajo është këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.

Artistja e famshme nuk do të jetë e pranishme në gala eventin për shkak të angazhimeve në një profesion të ri, aktrimin.

Sipas burimeve të TMZ, 26-vjeçarja ishte e ftuar në mesin e shumë personazheve për mbledhjen e fondeve në NYC (në Met Gala).

Mungesa e saj do të jetë për arsye se Dua Lipa ka nisur xhirimet e filmit të saj të parë “Argylle”.

Ylli i hitit “Levitating” do të luajë përkrah emrave më të mëdhenj të Hollywoodit si: Samuel L. Jackson, Henry Cavill, Bryan Cranston, Bryce Dallas Howard, John Cena, Sam Rockwell dhe Catherine O’Hara.

Ndërkohë, Met Gala do të mbahet të hënën, 13 shtator, hera e fundit kur Dua u shfaq në këtë event ishte viti 2019.

Në mesin e yjeve që do të parakalojnë në tapetin e kuq ku do të shfaqen emra tjerë të të janë yjet si: Jennifer Lopez, Rihanna, Beyonce,  Harry Styles, Camila Cabello, Addison Rae dhe Lewis Hamilton.

Share This Article