Dua Lipa nuk i përfill më rregullat e distancimit social, del nga karantina dhe feston

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dua Lipa dhe i dashuri i saj, Anwar Hadid duket se nuk i ndjekin më rregullat e vendosura nga qeveria britanike për distancimin social. Javën e shkuar të dy ata lanë shtëpinë e tyre për të darkuar me prindërit e Duas dhe të njëjtën gjë kanë bërë edhe ditën e djeshme.

Këngëtarja me origjinë shqiptare iu bashkua të enjten festës familjare për 19-vjetorin e lindjes së motrës së saj, Rinës. Dua publikoi në rrjete sociale foto nga festa dhe në to shfaqej me flokë të kuqe, diçka që konfirmon se imazhet janë shkrepur së fundmi.

Ndërkohë pak ditë më parë kryeministri i Britanisë, Boris Johnsson tha se qytetarët mund të vizitonin familjarët vetëm nëse ruajnë distancën dy metra dhe qëndrojnë në ambiente të jashtme. Britania i ka ndaluar takimet me njerëzit e dashur që nga 16 marsi, një javë para se të vendosej izolimi total në 23 mars.

Share This Article