Dua Lipa rreshket ne skene gjatë një performance në Milano

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka nisur turneun e saj për “Future Nostalgia” prej disa muajsh.

Ajo tashmë ka performuar në një sërë vendesh e skena të mëdha dhe së fundmi ishte në Milano.

Artistja e famshme ka filluar spektaklin e rrethuar nga një grup kërcimtarësh, teksa ishte e veshur në një kostum rozë.

26-vjeçarja ka mahnitur publikun me performancën, megjithëse jo çdo gjë shkoi siç duhet.

E njëjta është përballur me një incident të vogël duke humbur baraspeshën në momentin që po interpretonte “Be The One”.

Sidoqoftë, këtë e ka tejkaluar menjëherë me ndihmën e njërit prej balerinëve që po qëndronte pas kengetares.

E njëjta ditën e sotme (e premte) do të publikojë një këngë të dytë me yllin botëror, Calvin Harris.

Pas “One Kiss”, ata janë bashkuar për hitin e radhës që quhet “Potion”. /Telegrafi/

Share This Article