Dua Lipa sfidoi të ftohtin, koncert madhështor në Tiranë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Me mijëra qytetarë të Tiranës, por jo vetëm, u mblodhën mbrëmjen e së hënës për të ndjekur koncertin e këngëtares Dua Lipa, edhe pse temperaturat ishin pak mbi zero gradë.

Koncerti në sheshin “Skënderbej” u mbajt me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë. Koncerti nisi rreth orës 19:00 me performancat e këngëtares Elvana Gjata.

Më pas, ishte radha e Dua Lipës, e cila ndezi sheshin “Skënderbej”. Para koncertit, Dua u shpreh se kryeqyteti shqiptar do të shënojë edhe mbylljen e turneut të saj botëror “Future Nostalgia”.

“Faleminderit shumë, urime 110 vjetorit të pavarësisë. Faleminderit për suportin, për energjinë që po na jepni sot. Kjo është nata e fundit e turneut, këtu sot përfundojmë në Tiranë me ju. Faleminderit shumë që jeni këtu”, u shpreh Dua Lipa.

Share This Article