“Spastrimi etnik i popullit palestinez duhet të marrë fund. Mjaft! Është çështje e të drejtave të njeriut. Zgjohuni njerëz”, postoi Lipa në llogarinë e saj në Instagram
Këngëtarja, kompozitorja dhe modelja shqiptaro-britanike me famë botërore, Dua Lipa, deklaroi se spastrimi etnik i popullit palestinez duhet të marrë fund dhe se kjo çështje ka të bëjë me të drejtat e njeriut.
“Spastrimi etnik i popullit palestinez duhet të marrë fund. Mjaft! Është çështje e të drejtave të njeriut. Zgjohuni njerëz”, postoi Lipa në llogarinë e saj në Instagram, ku ka më shumë se 66 milionë ndjekës.
Në llogarinë e saj, këngëtarja gjithashtu përfshiu fotografinë e Katedrales Notre Dame në Francë, e cila u dëmtua nga zjarri në vitin 2019, dhe zjarrin që shpërtheu në Mesxhid al-Aksa si rezultat i sulmeve të Izraelit.
Ajo po ashtu ka postuar edhe thirrje për ndihmë për palestinezët.