Dua Lipa sulmohet me komente nga nacionalistët serbë pas postimit të fundit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këngëtarja kosovare Dua Lipa që jeton në Londër, së fundi ka publikuar një fotografi të flamurit “Autochthonous” me simbole kombëtare shqiptare.

Në lidhje me këtë kanë reaguar serbët, me komente që nxisin urrejte ndaj shqiptarëve.

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se Dua ishte e sinqertë me fansat e saj, duke treguar për historinë e kombit tonë, teksa shton që ndonjëherë e vërteta dhemb.

“Ne mund të jemi një popull dhe vend i vogël, por kemi artistën femër më të dëgjuar në botë. Unë shoh sot që Dua po sulmohet nga huliganët dhe nacionalistët serbë për një postim të saj, por ajo thjesht ishte e sinqertë me fansat e saj, duke treguar për historinë e kombit tonë. Ndonjëherë e vërteta dhemb. Dua, Rita, Bebe dhe të tjerët: Vazhdoni të na bëni krenarë”, u shpreh Pacolli.

Share This Article