Dua Lipa tërhiqet nga eventi i njohur muzikor, shkak gjendja e saj shëndetësore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këngëtarja Dua Lipa ka ndarë së fundmi një lajm të trishtë me fansat e saj.

Përmes rrjetit social,Instagram, Dua  ka njoftuar se nuk do të performojë në iHeartRadio KIIS FM Jingle Ball pasi është  me laringit. “Me zemër të thyer më duhet të ndaj se nuk do të mund të performoj në iHeartRadio KISS FM Jingle Ball për shkak të laringitit. Sipas urdhrave të mjekut tim sot, do të më duhet të jem në pushim vokal për ditët e ardhshme në mënyrë që të shërohem plotësisht.U kërkoj falje fansave të mi dhe uroj të shihemi së shpejti së bashku”, shkruajti këngëtarja në postim.Festivali do të zhvillohet në New York të premten në mbrëmje, ku do të performojnë artistë si Doja Cat, Ed Sheeran dhe Lil Nas X.

Urdhrat e mjekut: Dua Lipa e nisi mesazhin e saj duke u shprehur se mjekët i thanë të mos paraqitej në eventin muzikor.
Share This Article