Dua Lipa ka thënë se është beqare dhe po e shijon kohën e saj si e tillë, mes spekulimeve se është në lidhje me komedianin Trevor Noah.
Këngëtarja 27 vjeçe tha se ky ka qenë viti i parë në një “kohë shumë të gjatë” që ajo nuk ka qenë në një lidhje, një ndryshim që ajo tha se ka qenë i këndshëm, pasi e ka lejuar të jetë “egoiste”.
“Për mua, ky është viti i parë që nuk jam në një lidhje për një kohë shumë të gjatë. Është vërtet e mrekullueshme të jem vetëm dhe të mendoj vetëm për veten time dhe të jem mjaft egoiste, gjë që nuk kam pasur kurrë rastin ta bëj”, tha ylli kosovar.
Komentet e Lipës vijnë pasi fansat spekuluan se ajo dhe moderatori i “The Daily Show” mund të jenë në lidhje, pasi dyshja u panë duke shijuar një darkë së bashku në Nju-Jork, raporton Independent, transmeton Klankosova.tv.
Lipa dhe ish i dashuri i saj, Anwar Hadid, u ndanë dhjetorin e kaluar pas dy vitesh së bashku.