Dua Lipa viziton Butrintin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ylli i muzikës botërore, Dua Lipa vizitoi sot Butrintin, një nga atraksionet më të vizituara në vendin tonë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila shprehet se Dua Lipa ka plot dëshirë për të njohur rrënjët e saj.

“Butrinti, ky thesar i çmuar i trashëgimisë kulturore priti një mikeshë të veçantë: Duan, këtë vajzë-yll plot dëshirë për të njohur rrënjët e veta”, shprehet Margariti.

Dua Lipa ndodhet prej ditësh në Shqipëri, ku është pritur në takim nga Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Këngëtarja e famshme botërore Dua Lipa i është bashkuar nismës së Bashkisë së Tiranës, “Adopto një Kopsht”. jat e suksesit. Kohët e fundit ajo ka arritur të rrëmbejë çmime mjaft të rëndësishme si “The Global Awards”, “Grammy Awards” etj./ATSH/

Share This Article