Dua Lipa zbulon arsyen madhore pse u detyrua që të linte duhanin menjëherë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dua Lipa ka vendosur të heq dorë nga pirja e duhanit si një përpjekje për të përmirësuar shëndetin, në një kohë që është duke zhvilluar turneun e saj botëror “Future Nostalgia”

Dua gjatë një interviste u shpreh se ndihet e “pamposhtur” tani që ka vendosur të heq dorë nga duhani.

 “Kam pasur laringit dhe kjo më bëri të lija duhanin një muaj më herët se sa ishte menduar. Por unë e bëra atë dhe jam përmbajtur, unë e kam këtë gjurmues zakonesh në telefonin tim ku çdo natë shënoj të gjitha gjërat e mira që kam bërë për trupin tim dhe gjërat që kam bërë për veten time”, tha Dua.

Ajo thotë se tani ka vënë re një përmirësim drastik në shëndetin e saj, pasi tani po konsumon ushqim të shëndetshëm dhe po bën ushtrime për të mbajtur veten në formën më të mirë të mundshme gjatë turneut.

Ylli i popit kishte folur më parë për luftën e saj për t’u ndjerë e sigurt në skenë kur nuk po e trajtonte siç duhet trupin e saj, duke shpjeguar se regjimi i saj i ri i fitnesit e ka ndihmuar atë të ruajë më shumë energji për veten.

“Ndjehem sikur kur dal në skenë kam një lloj tjetër besimi dhe, e dini, ndihem shumë e pathyeshme në momentet kur performoj”, tha po ashtu Dua.

Share This Article