Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka ndarë disa lajme për fansat.
Dua ka zbuluar se njëra nga këngët e albumit të saj “Future Nostalgia”, “Levitating” do të bëhet ‘remiks’ nga DJ The Blessed Madonna.Pjesë e këtij projekti do jetë edhe këngëtarja e muzikës pop, Madonna dhe reperja amerikane, Missy Elliott. “Ëndrra u bë realitet, të shkojmë”, ka shkruar Lipa krahas postimit, teksa shfaqet në një fotografi me artistet .“Future Nostalgia” e publikuar në muajin mars, u rendit e katërta në tabelën e Billboard 200, të datës 10 prill.‘Remiksi’ i “Levitating” do të lansohet më 14 gusht.