Gjatë një interviste të dhënë kohët e fundit, lojtari i Majemi Dolfins, u shpreh se ëndërronte që pas fushave të NFL, të kalonte te setet e xhirimeve të filmave me pullë të kuqe.=
“Kur të tërhiqem, unë dua me të vërtetë të bëhem një yll i pornos. E kam shumë seriozisht. A mendon se ia dal?”, tha ai gjatë intervistës.
Përgjigja i ka ardhur shpejt nga ato të cilat mund të jenë shumë shpejt “partneret” e tij në skenat e filmave të tillë. Ylli i pornos, Kendra Lust, i ka ofruar menjëherë ndihmë publikisht, me një postim në Tëitter që i kushtohej atij.
“Po, unë mund ta ndihmoj që të hedhë hapat e parë, por a mund të më gjejë bileta për një ndeshje të Dolfins? Por shpejtësia nuk është asnjëherë diçka e mirë në biznesin tonë”, shkruante me humor ajo. ”Thuaji që mund ta ndihmoj të fitojë miliona dollarë nëse i bashkohet OnlyFans”.
“Ai mund të bëjë miliona”, ishte përgjigja tjetër që erdhi nga aktorja Allie Rae. “Por atij do i duhet që të prodhojë vazhdimisht përmbajtje të tillë, pasi për meshkujt, fitimet për fat të keq nuk janë njëlloj si të femrave”, shpjegoi ajo.