Dubai i jep dritën jeshile hoteleve, restoranteve dhe plazheve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qendra e biznesit dhe turizmit në Emiratet e Bashkuara Arabe ka lejuar parqet publike të rihapin dhe vizitorët e hoteleve të hyjnë në plazhe private, thanë mediat shtetërore, teksa vendi gradualisht po heq kufizimet.

Dubai, më i populluari nga shtatë emiratet që përbëjnë Emiratet e Bashkuara Arabe, më 24 prill lehtësoi shtetrrethimin e plotë në tetë orë gjatë natës, dhe lejoi që restorantet dhe qendrat tregtare të rihapnin aktivitetin me kapacitet të kufizuar.

Parqet publike tani janë të hapura për grupe deri në pesë persona, tha agjensia shtetërore e lajmeve WAM. Vizitorët e hoteleve duhet të praktikojnë distancën fizike në plazhe.

Shërbimet e tramvajit dhe trageteve gjithashtu rifilluan dhe grupe deri në pesë persona tani mund të praktikojnë aktivitete rekreative në zona të hapura. Xhamitë, kinematë, plazhet publike dhe klubet e natës mbeten të mbyllura.

Share This Article