Shpërthime janë dëgjuar ne Dubain në orët e para të mëngjesit të së hënës, ndërsa në qiell janë parë të fluturojnë edhe avionë luftarakë.
Autoriteti kombëtar për menaxhimin e krizave dhe fatkeqësive në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe, konfirmoi se sistemet e mbrojtjes ajrore po përballeshin me një kërcënim nga raketat. Banorëve iu bë thirrje të qëndrojnë në vende të sigurta deri në stabilizimin e situatës.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Emirateve, katër persona u vranë nga sulmet e Iranit ndaj territorit të Emirateve gjatë ditës së djeshme.
Teherani nisi sulme hakmarrëse në objektiva në të gjithë Lindjen e Mesme pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izrael kryen një sulm të përbashkët më 28 shkurt.
Që nga ajo kohë, autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë zbuluar qindra raketa dhe pothuajse 1,500 dronë. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, shumica dërrmuese e tyre janë shkatërruar nga sistemet e mbrojtjes ajrore.


