Përfaqësuesja e Marokut, e cila ishte befasia e këtij viti në Kampionatin Botëror, përfundimisht i ka humbur shpresat për një kualifikim të mundshëm në finale.
Kjo pasi ata u mundën në gjysmëfinalen e dytë nga Përfaqësuesja e Francës në rezultat 2-0 dhe si rrjedhojë tashmë do të luftojnë vetëm për vendin e tretë në një ndeshje me Kroacinë, që do të luhet të shtunën.
Siç edhe ka qenë zakon, lojtarët e Marokut në fund të çdo ndeshje të kampionatit, janë ulur në sexhde duke iu drejtuar Zotit me falënderime, pasi shumica prej tyre janë myslimanë të devotshëm.
Dhe ata vepruan njëjtë edhe pas humbjes në gjysmëfinale, duke fituar kështu zemrat e shumë shikuesve dhe në veçanti tifozëve të tyre afrikanë.
Deputetja e njohur e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e cila është gjithashtu një predikuese e fesë islame, me të parë imazhin në fjalë duket se është magjepsur menjëherë pas Përfaqësueses së Marokut.
“Fituesit e mi të zemrës”, shkroi ajo në mbishkrimin e një fotografie të shpërndarë në Facebook Story, ku lojtarët marokenë shihen të përkulur me falënderime ndaj Zotit.
Përndryshe, finalja e madhe e Kampionatit Botëror 2022 do të zhvillohet të dileën mes Përfaqësueses së Argjentinës dhe asaj të Francës. /Telegrafi/