Duda është kundër idesë së Trumpit për të ftuar Putinin në G7

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti polak, Andrzej Duda u shpreh kundër idesë së presidentit amerikan, Donald Trump për të ftuar presidentin rus, Vladimir Putin në samitin e ardhshëm të G7-s në SHBA në vitin 2020 duke përmendur pushtimin nga Rusia të një pjese të Ukrainës.

“Duhet të kemi një qasje ‘business as usual+’ ndaj Rusisë? Mendoj se nuk duhet të sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë”, theksoi Duda duke iu përgjigjur një pyetjeje gjatë një konference të përbashkët shtypi me zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence.

Çështja në lidhje me ftesën e Putinit u përmend nga Trump në përfundim të samitit të G7-s në Biarritz, në Francë, ndërkohë që anëtarët e tjerë ishin kundër. Polonia nuk është anëtare e grupit. Rusia u përjashtua nga ajo që ishte në atë kohë G8 pas aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë, dënuar nga komunitetit ndërkombëtar./ATSH/

Share This Article